>
LETERSISHQIP

Ninulë Bashkëkohore

Nina nëna mori Leze
U rritsh e punofsh
Në “Nënë Tereze”.

Nina nëna, flej o Genc
U rritsh e u punësofsh
Në emergjencë.

Nina nëna në shator
U ritsh e u punësofsh
Përkthyes në KFOR.

Nina djalit n`tendë t`llastikut
U rritsh e u punësofsh
Shofer i UNMIK-ut.
Shkurt, 2000