>
LETERSISHQIP

Dasma

Kërcet lodra hidhet djali
Sonte ka martesë
Gjëmon fusha ushton mali
Brengë e hall në harresë
Gjëmon lodra buzëqesh djali
Nusja nën duvak
Gëzon nëna kënga s'ndali
Tundet një konak.
Digjet shpirti le të digjet
Fryn një erë në gaz
Qesh babai qeshin pragjet
Sonte s'ka maraz
Nënë e babë s'i mban këmba
Mbërrijnë të martojnë
Sonte është zhgjëndërr ëndrra
Sytë n'hare lotojnë

Mbaron dasma sos ahendu
Vështron terri shembet bregu