Dërgo Një Tekst
  Dërgo Një Poezi
A B C D E F G H I J K L M N O P Q R S T U V W X Y Z #

Frika

Kam frikë mos më kapërdin lumi
Mos më ngrin acari
Kam frikë mos më mbërthejnë rrugët
Mos më vrasin skamjet.
Kam frikë mos më mbytet fjala
Mos përdridhem nga dhembja si ngjala.
Kam frikë mos më mbet në fyt e peshkut hala
Kam frikë mos më zënë në kryqe ethet
Por më shumë kam frikë
Mos zhvishem prej ndjenjës
Atëherë dijeni se kam vdekur.

- Poezia u dërgua nga arsimdiber -

Zgjidhni me sa yje do votoni

Mesatarja:  5 / Votuan:  2



teksteshqip.com © 2007 - 2017