TEKSTESHQIP

Halit Gashi
Pse Shqiperine E Ndane Ne Mure Luan Haradinaj
Lyrics

Pse Shqipnine e ndan me mure
Mos me u pa vllau me vlla
Kush kta tela na i pat thur e
O zogjt e shqipës me na i nda e

Me jau shtu shokëve barotin
Si shqiponjë malet kalonte
Ballë per ballë me hordhitë serbe
O pushka e tij sa mire këndonte

Kangen tonë e vershoj loti
Vjen nga bjeshka lajm i zi
Kush ja vret Kosovës lulet
O kush e vrau kete djale te ri e

Te ai guri i mallkuar
Qe na e vuni hasmi n'mes
Pushoi trupi i Luanit
O porse vepra kurrë s'i vdes e

Pyesin zanat per Luanin
Kush e rriti ketë shtatlis
Qe shëndrrit si rrezja e diellit
O plaga n'ballë sa hije i kish e

Ne Gllogjan pat lindë Luani
Për liri e rriti nana
Amanet t'ia runi pushkën
O po ja u la juve moj zana

Amanet t'ia runi pushkën
O po ja u la juve moj zana

DËRGOI: