>
BIOSHQIP
Biografia
Hamide Sadiku ka qenë këngëtare dasmash (defatore) në vitet e 70ta dhe 80ta të shekullit 20. Ajo ka jetuar me burrin e saj Ismetin në Gurrakoc, komuna e Istogut. Ata si çift nuk kanë pasur fëmijë, por Ismeti me një grua tjetër ka pasur fëmijë dhe kanë vazhduar të jetojnë në një bashkësi familjare.

Sipas disa burimeve në internet, ajo jeton ende në Hanover, Gjermani.
Ajo i takon komunitetit rom dhe ka qenë defatore me nam dhe shumë e kërkuar ndër shqiptarë për dasmat e tyre në komunën komunën e Istogut dhe me gjerë. Thuhet se ka qenë shumë e vendosur për nga karakteri dhe grua hokatare që ka krijuar atmosferë të këndshme në dasma.

Kënga e saj "Hatixhe" u bë e famshme përsëri në vitin 2017 për shkak të përpunimit të kësaj kënge nga Mixey dhe Capital T, gjë që u pëlqye shumë nga fansat dhe u shndërrua në Hit veror për vitin 2017.