>
LETERSISHQIP

Moj E Mirë, E Mirë Pahiri

Moj e mirë, e mirë ma s'miri,
Mos ke thanë ndonjë fjalë pahiri?
Ti e din, bre, të mloftë kjameti :
Çka bân fjala, s'e lanë deti!

S'e lan deti e s'e lan lumi,
Ma zi vret fjala, se plumbi,
Fjala e dalë prej një çike
T'vret ma keq se një teh thike

Unë kurrgja, djalo, s'kam thanë,
Kurrë s'kam folë një fjalë të randë,
Veç një ditë, vet me veti
E kam qajtë njëfarë derti

E kam qajtë një dert një ditë:
Pse m'ka ba mue zoti çikë?
S'ish dashtë Zoti, çikë me m'falë
Po ish dashtë me më ba djalë

Mue djalë e ty me t'ba çikë,
Kisha msy me të marrë n'grykë

Ma mirë, djalo, ngujohu brenda,
Se trimninë e ka veç zemra,
Derti jem, mbas ditës sodit,
Shkon, ishalla, n'vesh të Zotit!