>
LETERSISHQIP

Më Ka Shitue Syni I Zi

Jam pa qef,çka kam nuk di,
M'ka shitue syni i zi,
Oh,ai syni i zi!

M'ka shitue,oh,syni i zi,
S'më shpëton shkencë as mjeksi,
Oh,shkencë as mjeksi!

N'dorë e ka veç syni i zi,
Oh, veç syni i zi!

Syni i zi,o e shitoftë shita!
Sa shumë vjet unë e prita,
Oh,unë e prita!

N'katër luftra,o,unë kam ra,
Luftë si ktë,o nuk kam pa,
Oh,nuk kam pa!

Nuk më tutën plumbi as shpata
Si syzeza me flokë të gjata,
Oh,me flokë të gjata!

Botë e moçme,sa çudi :
Thyen ushtritë një bukuri,
Oh,një bukuri!

U dorëzova,unë rob kam ra,
Syni i zi kur më ka pa,
Oh,kur më ka pa!

Kush don,mirë me ndie për mue:
Syni i zi më ka shitue,
Oh,më ka shitue!