>
LETERSISHQIP

Andrra

E kam pa një andërr
-O të daltë e bardhë!
-Ti e veshur nuse
Tek unë ke ardhë!

Është andërr dimri!
-Jo, jo, andërr vere
-Oh, ti mos shih andrra
Kur të jesh pranë meje!

Hajt mor sherr, çka po thue,
Mbete n'anderr, tuj m'pa mue!
-Andrrat tona i paftë njerzia,
Ardhtë mbi botë, dashuria!

Jo, jo, s'po shkon dita,
Nata për me ardhë,
Ti në shami t'kuqe,
Unë n'kmishë të bardhë

Oh, natë për natë
U paftë kjo andërr,
O, dikush nuse,
E dikush dhandërr!