>
LETERSISHQIP

Lene Çelë Deren E Vjetër

Flokt'po m'zbardhen dit për ditë,
Herë n'Europë, herë n'Amerikë,
Tash jam lot në sy të çikës,
Midis territ edhe dritës

Lene çelë derën e vjetër,
Se një natë do t'vi patjeter

E kam pasë dikur një çikë,
E për ne, kush gja s'ka ditë,
Tash më thonë zogjtë e malit:
Sytë i ka me lot të djalit

Jam ba lot te vala e detit,
T'gjata janë kto ditë t'kurbetit,
M'ka marrë malli me ardhë në shpi,
Me ta pa lotin ne sy

Lene çelë derën e vjetër,
Se një natë do t'vi patjeter!