Biografia
Nga ky vend i vogël siç është Ulqini talentët e artit dhe të kulturës nuk mund të presin që dicka të jetë e përkrahur, e përfaqësuar në nivele më të larta dhe si mundësi për të ecur përpara pavarësisht sa i kanë dhënë qytetit të tyre si ambasadorë të vërtetë, por pasioni i tyre bën që ata të jenë në skenë, të kenë përkrahësit e tyre dhe ata ua dinë emrat meqë kanë një axhendë shumë të ngarkuar. Si emër i njohur për artdashësit e muzikës në të gjitha trojet shqiptare është edhe Hana Cakuli. Një vajzë e lindur në qytetin e lashtë të Ulqinit edhe pse në moshë të re (20 vjet), krahas mësimit dhe studimeve zgjodhi muzikën nga ku dëgjohet me ëndje prej fansave të saj. E re, por tashmë e njohur në muzikë ajo i ka hedhur hapat e saj në hapësirën gjithëshqiptare, duke shënuar kështu 7 vjet të punës e të aktivitetit muzikor. Që nga paraqitja e parë e saj, kjo ulqinake e re shpejt u bë e njohur me shpirtin e saj të butë e talent, duke mos u ndalur në rrugën e nisur, në udhën e bukur të këngës. Kështu paraqitja e saj në skenën e muzikës si një artiste e vërtetë bëri që edhe qyteti i Ulqinit të prezantohet kudo në trojet shqiptare, me çka dëshmoi se edhe këtu ka talentë të mirëfilltë për shumë fusha të jetës. Kjo është ajo që e bën të njohur Hanën, por edhe Ulqinin, me çka këngët e saja mbeten përherë të paharruara dhe vazhdojnë të dëgjohen duartrokitjet frenetike të spektatorëve që e shoqërojnë kudo atë. Me një fëmijëri krejt ndryshe nga të tjerët falë kushteve dhe përkrahjes që i japin prindërit, Hana diti të mirëkuptojnë artdashësit kur me këngët e saja e zërin melodik arriti të përvehtësojë shumë adhurues kudo që është paraqitur. Duket se gjithë punën e saj në muzikë e ka marrë përsipër për ta bërë vetë edhe pse ka një numër përkrahësish që e mbështesin në këtë rrugë. Gjithë sharmin e vet Hana vazhdon ta ndjekë edhe në realizimin e këngëve të saja, vazhdon të jetë e pranishme kudo në trojet shqiptare për të dhënë ate që fansat e saj e kërkojnë, thjeshtësinë, melodinë, shpirtin e saj të ëmbël e zërin e saj melodik.
PASAPORTA:
Gjatësia: 1.55 cm
Pesha: 50 kg
Ngjyra e syve: E kaltërt
Ngjyra e flokëve: Kafe e çelur
Muzika e preferuar: pop, blues
Këngëtarja/i e/i prferuar: Mariah Carey
Vendi i preferuar për dalje: Preferoj vendet e qeta ne natyrë
Pija e preferuar: Uji
Ngjyra e preferuar: Vjollce
Sporti i preferuar: Gjimnastika, noti
Hobi: Leximi
Stili i veshjes: Elegant
Në Prill 2006, Hana Cakuli merr pjesë në Top Fest 3 me këngën "Naten Kaloje Me Ne".
Në Prill 2007, Hana Cakuli merr pjesë në VFM 2007 me këngën "Mendoj Te Fluturoj", ku fitoi çmimin 'Best new artist'.
Në vitin 2008, Hana Cakuli merr pjesë në Ethet E Së Premtes 4.
Në Maj 2007, Hana Cakuli merr pjesë në Top Fest 4 me këngën "Endrrat S'ndalen Kurr".
Në Nëntor 2007, Hana Cakuli merr pjesë në Kënga Magjike 2007 me këngën "U Sherova", ku fitoi çmimin 'Best melody'.
Në Maj 2008, Hana Cakuli merr pjesë në Top Fest 5 me këngën "Cka Do T'iu Themi Nenave", ku fitoi çmimin 'Best song'.
Në Nëntor 2008, Hana Cakuli merr pjesë në Kënga Magjike 2008 me këngën "Simbol", ku fitoi çmimin 'Best vocal'.
Në Maj 2009, Hana Cakuli merr pjesë në VFM 2009 me këngën "Simbol", ku fitoi çmimet 'Best styling' dhe 'Best Pop'.
Në Shtator 2009, Hana Cakuli zuri vendin e dytë në festivalin Zambaku i Prizrenit 2009 me këngën "Një fjalë", ku kompozitor dhe orkestrues ishte Valton Beqiri.
Në Dhjetor 2009, Hana Cakuli merr pjesë në Zhurma Show 2009 me këngën "Simbol".
Në Maj 2010, Hana Cakuli merr pjesë në Top Fest 7 me këngën "Dashuria E Fatit Tim".
Më datë 6 Korrik 2011, Hana Cakuli publikon videoklipin "Une Vendos".
Më datë 14 Mars 2012, Hana Cakuli & Kushtrim Hoxha publikojnë videoklipin "Kopshti". Videoklipi u prodhua nga Pinkmoon Creative. Me këtë këngë, Hana Cakuli & Kushtrim Hoxha u paraqit në këto festivale: Zhurma Show 2012 (2012), Netët e Klipit Shqiptar 11 (2012), VFM 2012 (2012).
Në Maj 2022, Hana Cakuli merr pjesë në Netët E Klipit Shqiptar 22 me këngën "Perjete".
Komente 4