TEKSTESHQIP

Hana Nikprelaj
Tan Gjakoven Kam Gjini
Lyrics

Gjithkund gjamë gjeta n'kët prag
Qenka la Gjakova në gjak
Krejt Kosova flakë e
shkrumb
Vendi varre paska shumë

Qenkan tha lulet e njoma
Djepat thatë foshnjet kufoma
Gjakovarët tash sa mot
Mbushë e kanë prehnin me lot

Larg si bijë kam ndodhë e shkreta
Kullë e lash veç hi e gjeta
S'duket kush se ka mbetë gjallë
Paska bi bari mbi shkallë

Paskan lmashk trungjet mbi voter
Nuk po m'duket vlla as moter
Nuk po shoh kund babë as nanë
Gjallë e n'varre s'di ku janë

Dikush thotë kanë shku shumë larg
Tjetri thot mot kthehen prapë
Kur Kosova t'jetë e lirë
Gjithçka vesh do t'merret mirë

Rri n'at shkrehë e du me ditë
Ku i kam trojet ku jam rritë
Sa t'jem gjallë e kam gjini
Tan Gjakoven shpi per shpi

DËRGOI: