>
BIOSHQIP
Biografia
Hareja janë: Afrim Emini-vokal, Skender Jakupi-solo gitar, Eroll Jakupi-Gitar/Sint, Nuriamet Emini - bateri dhe Agron Ismaili-bas gitar.

Në vitin 1997, Hareja publikojnë albumin "Më Kupto".

1980 - Kitaristi Skender Jakupi së bashku me shokun e klasës Arbresh Fetahu, poashtu kitarist, vendosin të formojnë një grup muzikor. Ne pak kohë, grupit i bashkohet Eroll Jakupi (Kitarë) dhe në fund vëllezërit Afrim (Vokalist) dhe Nurjamet Emini (Baterist). Në këtë renditje krijohet dhe përbehet grupi Hareja.

1983 - Hareja realizon inçizimin e parë në RTP me këngët "Tê lutem më harro" dhe "Leonora". Kenget pëlqehen jashtëzakonisht mirë nga publiku dhe grupi fiton famë. Veçanërisht kenga hit. Të lutem më harro" bêhet një ndër kenget me te dëgjuara tê vitit 1983.

1984 - Bas-Kitaristi Arbresh Fetahu largohet nga grupi.

1984-1987 - Hareja regjistron këngët: "Me shiko", "Vetëm 5 minuta", "Bota e vetëmisë" dhe "Letër llirianes".

1988 - Solo-Kitaristi dhe kompozitori grupit Skender Jakupi largohet në Gjermani.

1990 - Fillojnë përçarjet brenda grupit, kur anëtarët e grupit bëjnë Albumin e parë duke ri-inçizuar kengët e vjetra, pa konsultuar Skender Jakupin, autorin e të gjitha këngëve, me përjashtim të këngës "Vetëm 5 minuta".

1993-1996 - Grupi rikthehet sërish dhe ben realizimin e albumeve: "Dështim dashurie" dhe "Hareja".

1998 - Pas përçarjeve të reja, grupi Hareja arrin fundin dhe shpërbëhet definitivisht.

Në vitin 1997, Hareja publikojnë albumin "Më Kupto".
KATEGORI: