TEKSTESHQIP

Hasan Kçiqi & Halit Gashi
Cen Maxhuni
Lyrics

Jeset Beg po m’rrin n’skemli,
Thrret meshlicin e ban zyla,
Thrret meshlicin me kuvenue:
— Kush del Cenën m’e mashtrue,
5 I kofshin dhanë celinat prarue!
Haxhi Mahmuti n’kam’ na u çue,
Mirë meshlicit ju ka drejtue:
— Kto celinat, tha lenini mue,
Un’ muj Cenën m’e mashtrue,
10 Pobratim Cena m’ka qillue.
Haxhi Mahmuti n’kamë na u çue,
Ka marrë udhën ka tfillue,
Fill tu Cena koka shkue.
Shkon Haxhija i cakat n’derë:
15 — A je ktu, Cen, i lumi Cen?
Cen Maxhuni m’i thotë ati:
— Ktu tek jam baba Haxhi,
Tuj ba llaf kesh me vllazni,
Me i rrok’ armt me dalë n’çarshi.
20 Haxhi Mahmuti ju ka drejtue:
— Myzhde Cen, diçka me t’kallxue,
Me hyçmet t’kam pajtue,
Se me Bozhën t’kam marue,
Ni çaush ty t’kemi çkrue,
25 N’Kalashin po dojmë me t’çue,
Pesqin shpi ki me i sunue,
Qysh t’thush ti kanë me punue.
Cen Maxhuni ça i ka kallxue:
— S’muj Haxhi, tybe, me t’besue,
30 Ki meramin me m’trethtue.
Nis Haxija be me i ba:
— Pasha qabën qi jam shkue,
Gjashtë qitapet q’i kam knue,
Pasha muji q’i kam inue,
35 Pasha shallën qi e kam vnue,
S’kam meramin me t’mashtrue!
Nana Cen’s ju ka ngërmue:
— Qysh Haxhis, bir, mos me i besue?
Pobratim ky t’ka qillue,
40 — Gjithmonë thejshe, bir, qi e due!
Kqyrë Cena ça i ka kallxue:
— Hajt bre nanë, t’paça ngue,
Ta dhash besën, t’je metë pa mue!
U çu Cena, u shtërngue,
45 Krah për krah me Haxhinë a shkue,
N’Hazir agën janë qillue:
— Cen, bre bir, ku m’je tuj shkue,
Qysh Haxhis ti me i besue?!
Se n’saraj kur janë shkue,
50 Dyrt përmrapa ja kan’ ngujue.
— Jeset Beg, ça m’thirr’ mue?
— Qitash Cen du’ me t’kallxue,
Me i pas’ kraht me fluturue,
Pej sarajit gjallë s’ki me pshtue!
55 Cen Maxhuni ça i ka kallxue:
— S’ki sejmen, beg, qi m’lidh’ mue!
Tre çaush n’kamë janë çue,
Cen Maxhunin ma kanë rrethue,
E nxjerr thikën Cena nis’ m’u prue.
60 Kur ma nxur thikën me lala,
Tre çaush po m’i qet përpara.
Hanmi i begit rrin n’skemli:
— Kape beg, he faqezi!
— Un s’po muj, hanëm, kape ti!
65 Hanmi i begit po rreh shuplakë:
Sod na u kall saraji flakë,
U kall saraji me gjith çarshi,
Krisi reja për tevabi,
Cen Maxhuni don me i përbi!
70 Ni tërtip e kanë marue,
Me amërlluka e kanë mlue,
Qat’herë thikën ja kanë zapue.
Se n’hapsane Cenën e kanë çue,
Mixha i vet drynat ja ka vnue.
75 — Cen, bre mixhë, i thotë, t’kam kallxue,
Qysh Haxhis ti me i besue!
Cen Maxhuni koka kujtue,
Ni letër t’mirë e paska çkruc,
Ni maxhup e ka pague,
80 Vllazniv’ t’vet letrën jav ka çue:
"N’kofshi kanë vallazën për mue,
N’Perzeren nestra kanë me m’çue,
N’Nadakofc para dilmni mue!"
Mirë maxhupi letrën e ka çue,
85 Merr Hajdari letrën e ka knue,
Qysh a puna letra i ka kallxue.
Kur e fali zoti sabahin,
Dul Isufi me gjith Hajdarin,
N’Nadakofc ma zun’ livadhin.
90 N’Nadakofc pritë kanë zanë,
Tek po vin’ ni tubë nizamë,
Cen Maxhuni me ta ish kanë.
Krisi pushka n’kallamoq,
— Nal kadalë, Rexhep, bre shoq!
95 Ça po thet Hetem Tërrfoja:
— Paç mu nal’, s’po m’puno goja.
Murat Prekazi mustaqemadhi,
S’p’i nal’ lluga, s’p’i nal’ gardhi,
P’i qet hapat ma t’mdhaj se kali,
100 Pej dy vete na u mush livadhi,
Veç Isufi edhe Hajdari.
Be po ban ni shaljanë:
— Krejt e fshina ni arë tërshanë!
Ça po thet Rexhep Potera:
105 — M’zunën ethet sa ke vera!
Sa ke vera gati m’kanë mytë,
Kur m’i Ishoj niherë Cena sytë!
Po thrret Gjorgji: — Ori grue;
Dil kta thi me i ngujue!
110 — Ty bre njeri, t’paskan lan’ met’,
Nuk janë thi, po janë sejmen —
Cen Maxhuni i ka lan’ pa men’!

DËRGOI: