Më mbaj mend (për 1 muaj)


Tema: Poezi Për Familjen

Takohemi Në Tiranë

“Takohemi në Tiranë bir”,
Zëri i babës në telefon,
Shtëpia e dytë pas Prishtinës,
E bukura Tirana jonë.

Zheg vere në Tiranë
Nata, në pritje të mengjesit të bardhë
Që nanë e babë do me sillte pranë,
Nata ime me e gjatë pa gjumë,
Vite pa parë prindërit e mi,

Si do me dukeshin,
Si do Ju dukesha unë?
Në dritare të mëdha të autobuzit,
Më kot kërkoj sa me shpejtë t’i dalloj,
Syri i mjegulluar nga loti s’më lejon t’i shoh
Portretet e tyre me të mpakura tashmë
Nënës i laget syri,
Im ate përtyp guret e mallit,

E gjithsesi
Kokën ngre Krenar.
Ç’te themi me parë nuk dimë,
Në jetën e ngusht koha për ndarje s’mjafton,
Një ekspres në Hotel Tirana pimë të tre,
Me shikim nga Sheshi Skënderbe.

Në hollin e hotelit nëna më pyet
“Bir ke ngrënë mëngjez”?
Nga qanta nxjerre një cop fli e nis ta ndaj
Sytë më mbeten në prehrin e saj.

Prehëri i saj liman qetësie,
Kur i vogël ndjehesha si mbret
Prehëri i saj më i madhi Universitet diturie
Ku mësime morëm si të sillemi në jetë.

Nënë e babë thinjur e mpakur më shume,
Dhe unë biri i tyre thinjur nga pak,
Kur dikush më pyet “I ke prindërit?”
Pyetja që me vete në gjak.

Mos më mungofshim sa të jem,
Mëngjezet si ai në Tiranë,
Zhegë i madh ishte ate ditë
Të falem Tiranë,
Shqip na e shove mallë.

Takimi ynë prej ëndrre
Ëndërr nuk ishte,
Mungesë është por nuk mungon.

Zheg vere ishte ate ditë në Tiranë
Më zheg u bë kur u larguan dhe s’i kisha pranë….

- poezi nga Hasan Qyqalla


Zgjidhni me sa yje do votoni

Mesatarja:  5 / Votuan:  1

Komente mbi këtë krijim


* Të regjistruarit mund të votojnë ose të sinjalizojnë komentet