>
BIOSHQIP

(1936-2018)

Biografia
Shala ishte një ndër rapsodët me të dashur shqiptar. Shala një jetë të tërë ia kushtoi këngëve për atdhe dhe liri, këngët e tij ishin shumë të dëgjueshme dhe të pëlqyeshme nga publiku shqiptar.

Hashim Shala u lind në Verbofc të Drenicës nga një familje bujare me traditë kombëtare. Qysh si femijë, e pastaj në rini e më vonë në moshen e pjekurise i fjeti në zemër të kënduarit e melodise popullore në solo si dhe së bashku me vëllezerit e tij: Mustafën, Hysenin dhe Habibin.
Kjo dashuri ndaj këngës, jo vetem se u zgjerua, kështu ky këngetar tani filloj të këndoj edhe me mikun e ti Tahir Drenicen. Kënga dhe koloriti i zërit të tyre hyri ne çdo vatër, madje dhe te paharrueshme. Ky gjatë periudhes shumë vjeçare të shoqërimit te tij me kangen, duke marre pjese në shumë manifestime e festivale të vendit dhe jashtë, u kurorzua me mirënjohje e shpërblime të niveleve më te larta, si ajo në Minhen të Gjermanisë, Danimarkë, Bruksel, në New York e Çikago të Amerikës. Komponoi mbi 170 këngë, nxorri disa albume muzikore.

Në vitin 1985, Hashim Shala publikon albumin "Këndojnë Dhe Interpretojnë Këngë Folklorike Shqipe".
DËRGOI: