TEKSTESHQIP

Hashim Shala
Në Nji Fshat
Lyrics

Ne nji fshat afer Tiranes
Atje e kam motren e nanes
M'ka marre malli me shku ne Kavaje
Se atje e kam nji daje

Ref...
S'kam mundesi me shkue me i pa
O shume kufijte o ne na kane nda

N'mes Janines e Preveze
Atje e kam nji te dashtun teze
M'ka marre malli me shkue ne Shkoder
Se atje e kam nji moter

Ref...
S'kam mundesi me shkue me i pa
O shume kufijte o ne na kane nda

Fort kam qejf n'Drenice me shku
N'Prekaz Ademi ku ka luftu
Me i pa trimat ku kane ra
Per Kosove kane vdek si nja

O per Kosove kane vdek si nja

Ne Ulqin permbi kala
Atje e kam nji te dashtun vella
Dhe atje o ne Presheve
Une e kam o hallen Xheve

Ref...
S'kam mundesi me shkue me i pa
O shume kufijte o ne na kane nda

Deri ne Nish e n'Krusheve t'Serbise
I kem trojet e shtepise
Me dhune serbi na i pat marr
T'paret tane na i ka perzane

703 fshatna na i ka pat marre
Ah kurre perjete s'kem me ja lane

Atje afer kah Prishtina
Une i kam do kusherina
Dhe atje ne gryke ne Kaçanik
M'ka marre malli me pa nji mik

Ref...
S'kam mundesi me shkue me i pa
O shume kufijte o ne na kane nda

Prej Kumanove ne Gostivar
Kam shume te afert e axhallar
Dhe atje ne Çameri
Amore moj Shqiptari

O amore moj Shqiptari

Atje larg larg ne Kalabri
28 fshatna Shqiptari
Ne Anadoll e ne Turqi
Kam shume motra e vllazni

Ref...
S'kam mundesi me shkue me i pa
O shume kufijte o ne na kane nda

Boj çudi une vet me vete
Kush na ndau ne gjithe keto shtete
Sot te padrejta ne bote nuk ka
Me u nda vellau me vella

Besojme fundin tash e ka
O tash shqiptaret te bashkuem si nja

O tash shqiptaret te bashkuem si nja

Djemte e shqipes me ka dy alltia
Per hajer ju qofte pavaresia
E rrobnue qe dymije vjet
Tash Kosova na u ba shtet

O tash Kosova na u ba shtet