>
BIOSHQIP
Biografia
Ai është kantautor i muzikës latine i njohur për performancën e tij. Emigroi në Itali në vitin 1990, ku krey studimet e mesme dhe të larta për "Shkenca Politike". Pasioni për muzikën lindi që në fëmijëri, por në Itali e zhvilloi dhe e bëri profesion duke bashkëpunuar me disa banda latine që performonin në Itali në vitet '90 kur muzika latine ishte ne mode. Perfeksionoi kitaren në Spanjë dhe perkusionet në Cuba. Ka marrë pjesë në disa emisione në televizionet shqiptare dhe ka publikuar disa single spanjisht dhe shqip.

Më datë 28 Janar 2015, Herbert Alemi publikon videoklipin "La Puerta Del Amor".

Më datë 2 Shkurt 2015, Herbert Alemi & Lalux Band publikojnë videoklipin "Verano De Color".

Në Maj 2015, Hebert Alemi merr pjesë në Top Fest 12 me këngën "Status".

Më datë 30 Korrik 2015, Herbert Alemi publikon videoklipin "Baila Conmigo". Videoklipi u prodhua nga kompania MAX Production.

Më datë 11 Dhjetor 2016, Hebert Alemi publikon videoklipin "Ay Amor".

Më datë 16 Gusht 2018, Revolt Klan publikojnë videoklipin "Tu Nombre", në bashkëpunim me Herbert. Muzika e këngës u punua nga Enis Mullaj, teksti u shkrua nga Revolt Klan & Herbert Alemi, ndërsa për orkestrimin u kujdes Enis Mullaj. Videoklipi u prodhua nga kompania Magic Eye.

Më datë 27 Janar 2019, Herbert Alemi publikon videoklipin "Sea". Muzika dhe teksti i këngës janë punuar nga Herbert Alemi.

Më datë 12 Gusht 2020, Herbert, Endri & Stefi publikojnë videoklipin "A Ja Ja Jaj", në bashkëpunim me Gertën. Videoklipi u prodhua nga kompania MAX Production.