>
BIOSHQIP

Hekuran Krasniqi, Kenga E Re “Ishe Një”

08-09-2012
Këngëtari Hekuran Krasniqi i cili këtë vit ka qenë mjaftë i suksesshëm duke sjellë për adhuruesit e tij këngë të njëpasnjëshme, ka vendosur që edhe në fund të sezonit veror të lansoj një këngë të re. Ndonëse ai sapo ka realizuar projektin më të ri muzikor të titulluar "Ishe një", të realizuar nga vet ai. Kënga ka të bëjë me një tematikë dashurie dhe ai është munduar ta realizoj sa më mirë dhe interpretuar mjaftë bukur. Ndonëse ai këngën e ka paralajmëruar edhe në faqen e tij zyrtare në rrjetin social Facebbok ku ka thënë se kënga fillimisht do të shfaqet në You-Tube. "Ka disa orë që këngën e kam futur në You-Tube dhe besoj se do t'i pëlqejë të gjithëve sepse është përgatitur me mjaft mjeshtri. Kënga ka të bëjë me diçka që del nga thellësia e shpirtit dhe besoj se shumë njerëz do e gjejnë veten aty. Edhe këtë herë besoj se kam sjellë diçka të mirë për adhuruesit e mi kudo që janë", ka thënë ai për "Zëri". Hekurani planifikon që gjatë këtij viti të realizoj edhe ndonjë videoprojekt të ri muzikor. Ndërkaq së fundi është i angazhuar edhe me koncertin e Bleona Qerretit për të cilin ndjehet i lumtur që skena shqiptare ka një këngëtare me vlerë siç është Bleona.
(K. Bajrami / zeri)

Hekuran Krasniqi, Kenga E Re “Ishe Një”