>
BIOSHQIP

Hekuran Krasniqi, çmim Special Në “Zhurma Show Awards 2012”

17-10-2012
Kënga "Dasma shqiptare" e Hekuran Krasniqit, e realizuar për nder të 100-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë, u shpërblye me çmim special në "Zhurma Show Awards 2012".

Hekurani tha se ky ishte një çmim që nuk e priste për shkak se nuk ishte i nominuar në asnjë kategori. "Ky ka qenë një çmim i papritur, special, jashtë konkurrencës, sepse nuk kam qenë i nominuar, por kënga 'Dasma shqiptare' e realizuar për 100-vjetorin është mirëpritur në publik", ka thënë ai për "Zëri".
(K. Bajrami / zeri)

Hekuran Krasniqi, çmim Special Në “Zhurma Show Awards 2012”