>
BIOSHQIP

Hekuran Krasniqi: “Dje Dhe Sot”, Dedikim Për Trimat E Kombit

04-04-2013
Hekuran Krasniqi ka lansuar një këngë në shenjë të 15-vjetorit të fillimit të luftës së Kosovës, të cilën e ka titulluar “Dje dhe Sot”.
Kënga është një bashkëpunim i Hekuranit me Artan Cërvadikun, dhe i kushtohet luftës së përgjakshme që kulmoi me çlirimin e Kosovës nga pushtimi serb.

“Kënga është dedikuar luftës së fundit në Kosovë dhe ka një mesazh të veçantë për trimat e kombit tonë. Pra me t’u lansuar kënga menjëherë kam marrë kritika mjaftë pozitive” ka thënë Hekurani për “Zëri”.

Kënga “Dje dhe sot” është realizuar nga Hekurani i cili e ka bërë tekstin dhe muzikën. Orkestrimin e ka bërë Fatos Canolli, ndërsa regjia është nga Agron Kryeziu dhe klipi është përgatitur nga Pago Audio Video Production By Heki.
(Telegrafi)

Hekuran Krasniqi: “Dje Dhe Sot”, Dedikim Për Trimat E Kombit