>
BIOSHQIP

Hekuran Krasniqi, Projektet E Reja Për Këtë Fundvit

11-12-2013
Këngëtari Hekurani Krasniqi është në përgatitje të projekteve të reja muzikore të cilat do t’i prezantoj gjatë festave të fundvitit. Ai ditëve të fundit është mjaft i angazhuar në këtë drejtim. “Pas këngës ‘Të dua sa havanë’, një duet me këngëtarin Egzon Pireci me të cilën këngë jemi mjaftë të kënaqur, do të sjellë edhe projekte të reja për këtë fundvit”, ka thënë ai për “Zëri”. Të gjitha këto projekte janë pjesë e labelit të studio “By Heki”, ku Hekurani përveç këngëve të tij aktualisht është i angazhuar mjaftë shumë edhe me realizimin e projekteve për shumë këngëtarë të tjerë. “Ky fundvit do të sjellë shumë këngë të reja të padëgjuara më parë nga studio ‘By Heki’, prandaj besoj se adhuruesit nuk do të zhgënjehen”, shton ai. Hekurani bashkë me këngë të reja thotë se do të sjellë edhe videoklipe të cilat siç thotë ai, do t’i përgatitë me mjaftë përkushtim, pasi dëshiron që të dalë sa më mirë para publikut, ashtu siç ka bërë deri më tani.
(Zëri)

Hekuran Krasniqi, Projektet E Reja Për Këtë Fundvit