>
BIOSHQIP

Albumi I Ri I Hekuran Krasniqit Do Jepet Gratis Për Fansat

05-01-2014
Njëri ndër këngëtarët më të mirë të muzikës zbavitëse Hekuran Krasniqi ka vendosur që gjatë vitit 2014 t’i shpërblejë fansat e muzikës së tij me një album.

Ai përmes rrjeteve sociale ka njoftuar fansat dhe miqtë se ky album do të jepet falas për të gjithë ata që pëlqejnë muzikën e tij.

"Pershendetje miqe ju njoftoje se viti 2014 me pret me nje album ku do ti gjeni kenget e mia . Albumi nuk eshte ne shitje ai do jepet gratis per degjuesit e muzikes time ju shkofte mbare me respekt Hekuran Krasniqi", shkruan këngëtari prizrenas në profilin e tij zyrtar në rrjetin social Facebook.

Ndërsa ky lajm është mirëpritur nga miqtë e artistit në rrjetin social "Facebook", të cilët e kanë uruar dhe falënderuar këngëtarin.


Albumi I Ri I Hekuran Krasniqit Do Jepet Gratis Për Fansat