>
BIOSHQIP

Hekuran Krasniqi, Këngë Për Një Shtet Evropian

07-08-2014
Këngëtari kosovar, Hekuran Krasniqi ka zbuluar se është në përgatitje të një kënge që i dedikohet një shteti evropian. Mirëpo, detajet se për çfarë projekti bëhet fjalë, sipas tij do të zbulohen kur të jetë momenti.

Këngëtari kosovar, Hekuran Krasniqi, që është i njohur për disa nga baladat e suksesshme, sikurse që është i njohur edhe për bashkëpunim me këngëtarë të mirënjohur, së fundmi është duke punuar në një projekt që synon të kapërcejë kufijtë e Kosovës.



Ai ka bërë të ditur se është duke punuar në një këngë që i dedikohet një shteti evropian, por, sipas tij, se për çfarë bëhet fjala mbetet të shihet kur të lansohet kënga. “Nuk mund të flas më shumë për këtë projekt, të gjitha do të bëhen publike atëherë kur edhe kënga do të lansohet”, ka thënë Krasniqi.

Në anën tjetër, ai ka shpjeguar se skenës kosovare do ti rikthehet nga fundi i tetorit, me një këngë që do të shoqërohet edhe me videoklip, por, sipas tij, nuk përjashtohet as albumi.



Arsyeja se pse ka zgjedhur vjeshtën për lansimin e këngëve, sipas tij është se në stinën e verës po ka aq shumë këngë, sa vështirë të absorbohen të gjitha. Edhe pse, ai ka treguar se edhe në këtë stinë ai ka qenë aktiv në koncerte dhe organizime të ndryshme që përcjellin stinën e verës në Kosovë. Në anën tjetër, nga studio e tij pritet së shpejti të lansohen edhe disa këngë që janë punuar për këngëtarët e tjerë.
(KultPlus)

Hekuran Krasniqi, Këngë Për Një Shtet Evropian