Më mbaj mend (për 1 muaj)


Hekuran Krasniqi: “Do Të Vij Me Disa Projekte Të Reja”


Zgjidhni me sa yje do votoni

Mesatarja:  5 / Votuan:  3
[22-10-2014]
Hekuran Krasniqi, së fundmi ka qenë i angazhuar me projektin e këngëtares së re Amantia të cilin e realizoi duet dhe e shoqëroi me një klip. Në një intervistë ekskluzive për teksteshqip.com, Hekurani na rrëfen më shumë mi të rejat e tij rreth muzikës dhe projekteve të reja. Ju ftojmë të lexoni...

TeksteShqip: Hekuran, keni publikuar së fundmi videoklipin tuaj më të ri duet me këngëtaren e re Amantia. Na flisni pak më shumë rreth këtij projekti?

Hekuran Krasniqi: Dueti me Amantian erdhi si një projekt i rradhës dhe tipik i kohës, një gërshetim i elementit polifonik me stilin modern slik të cilin konsideroj se e arrita me këngëtaren që po zë vend pa diskutim në estradën tonë Shqiptare.

TeksteShqip: Si lindi ideja për këtë bashkpunim?

Hekuran Krasniqi: Me të takuar Amantian në Facebook vura re se kjo vajzë ka talent dhe forma e komunikimit me publikun e gjërë është e veçantë andaj ajo çfarë i mungonte kësaj talenteje ishte një suport direkt nga dikush që ka përvoje më shumë në këtë rrafsh para se gjithash më duhet ta potencoj se përkrahja nga studio by heki të cilën e drejtoj unë asnjëherë nuk ka munguar kur bëhet fjalë për artista të ri. Kisha dhe kam besim se talenti i Amantias do të ndjehet gjithandej dhe dueti me mua është një refleksion pozitiv edhe për mua për arsye se regjenerimi i auditoriumit është një dukuri më se e vërtetë dhe nëpërmes kësaj forme të punës të gjithë ndahemi të kënaqur. Parimi bazë i mi është që të dyja palët të ngelen të kënaqura.



TeksteShqip: Nuk është se keni qenë shumë aktiv këtë vit në muzikë? Cilat do jenë disa nga projektet tua të reja rreth muzikës?

Hekuran Krasniqi: Në muzikë nëse paraqitesh pa ndërprerë shpesh ka rrezik edhe të të mos dëgjojnë më dhe logjikshëm me vetëdije është përqendruar puna dhe e gjithë energjia në studio duke krijuar këngë të reja të cilat do të paraqiten nëpër kohë gjithashtu kam punuar dhe këngë për artistë të tjerë. Të rejat pas duetit "Shih shih" nuk kisha pas dëshire ti shpalos të gjitha detajet planet në tërësi vetëm një paralajmërim po jua jap se në projektin e rradhës nga studio by heki është duke u pregaditur një duet me Ponin nga Shqipëria për muzikën jam duke u kujdesur unë dhe për tekstin e këngës është i ngarkuar autori i mbi 1500 teksteve Genc Prelvukaj, ikona e Rep-it Shqip.

TeksteShqip: Fuastani" është një nga hitet tua të cilën sot publiku ende vazhdon ta kujtoj me nostalgji? Sa ju bënë juve të kënaqur fakti që këto këngë që dikur ishin hite vazhdojnë të mbesin të tilla dhe të dëgjohen edhe sot?

Hekuran Krasniqi: Sigurisht që ndjenja është e mirë dhe motivuese njëkohësisht kemi punuar dhe punojmë në drejtimin muzikor me dashuri dhe gëzohem kur veprat muzikore i rezistojnë kohës dhe janë të veçanta ose thënë më mirë kurorëzojnë elementin kyq të së bukurës "ARTIT" që nuk i ngjan të tjerëve.



TeksteShqip: Ç'mendim keni për tregun e sotshëm muzikor?

Hekuran Krasniqi: Tregu muzikor i sotshëm është i shthurur njësoj sikur këtë ilustrim që do e bëj në vazhdim .. "Kur futesh në parfumëri dhe sheh 100 lloje të parfumeve dhe provon të gjitha për të zgjedhur më të mirën të prishet ose humbet sensi për të dalluar aromat e parfumeve dhe nuk mund të dallosh më kot aromat e parfumit nga njëri te tjetri andaj të nevoitet pushim që të qetësohesh dhe të kesh mundësi të bësh sërish dallimet. Ne jetojmë në një dyqan parfumesh ku të gjitha parfumet lirojnë aromat e tyre në të njëjtën kohë dhe sigurisht që ajo aromë që është më e rëndë do ti vie era më shumë dhe do të dominojë por s'mund të themi se është era e parfumit më të mirë".

TeksteShqip: Po Festivalet? Nuk ju kemi parë shumë shpesh. Vjet ishit në Kënga Magjike dhe para disa vitesh në Çelësin Muzikor. Po këtë vit do jeni pjesmarrës?

Hekuran Krasniqi: Gjithashtu edhe nëpër festivale nuk e parapelqej të paraqitem vazhdimisht sa për të qenë pjesemarrës por në festivale kam marrë pjesë që të deponojë muzikën time të veçantat e kohës dhe ato do të vërehen pas një kohe nga muzikdashësit se si kam menduar për muzikën në kohë të caktuar rrethana të caktuara etj. Dhe këtu përfundon festivali për të vazhduar pas një kohe përsëri deri sa edhe i lëshojmë rend edhe të tjerëve.

TeksteShqip: Si është jeta private e Hekuranit?

Hekuran Krasniqi: Jeta private e imja ka qenë private, është pivate dhe do të mbetet private kjo më së paku i intereson dëgjuesit e muzikës time bile bile në të shumtën e rasteve artistet duke u munduar nëpërmes jetës së tyre private të rrisin simpatinë në publik ata janë bërë më antipatikë për publikun duke i irrituar dhe duke i thënë në këtë rast publiku artistit "Çka po na intereson". Bile bile duke u munduar të manipulojnë artistët me publikun e tyre nëpërmes show bizit si kundërvlerë kan prishur familjet e tyre duke lënë femijët e vegjël pa prind të bashkuar që për mua është gjynah i madh!



TeksteShqip: Album, do të kemi në të ardhmen nga Hekurani?

Hekuran Krasniqi: Unë kam po aq mjaft këngë që po punohen në studio dhe pres kur të vjen moda e albumeve një herë, po shihet se singel-at po funksionojnë më mirë por patjetër që edhe albumin do ta pregadis.

TeksteShqip: Hekuran, të falenderoj shumë që gjete kohë ti përgjigjesh intervistë sonë. Për fund dëshiron të shtosh diçka...

Hekuran Krasniqi: Shfrytëzoje rastin të falenderojë juve dhe lexuesit tuaj gjithashtu të gjithë dëgjuesit e muzikës time. Shihemi me projekte të reja dhe nëpër koncerte ahengje familjare në diasporë dhe gjithandej, përqafime me respekt Hekuran Krasniqi.
 (B.A/Teksteshqip.Com)



Komente mbi këtë artikull


* Të regjistruarit mund të votojnë ose të sinjalizojnë komentet