>
BIOSHQIP

Hersiana Matmuja Shpallet Fituese E Festivalit Të 52-Të Në Rtsh

29-12-2013
"Zemërimi i një nate" është kënga fituese e Festivalit të 52-të të Radio Televisionit Shqiptar. Me muzikë të Genti Lakos dhe tekst të jorgo Papinxhit Hersiana Matmuja është ajo e cila la mbrama 15 artistë të tjerë duke u ngjitur kështu e para në klasifikim nga juria profesionale e këtij festivali.

Në maj të 2014-ës do të jetë Hersi ajo e cila do të përfaqësojë Shqipërinë në EuroSong me këngën e saj "Zemërimi i një nate". Nata e mbrëmshme e këtij festivali ishte e mbushur me emocione. Enkel Demi dhe Klea huta ishin nikoqirët e mbrëmjes, kësht ata prezantuan 16 këngët konkuruese të këtij festivali.

Asnjëherë në historinë e këtij festivali nuk ishte përfolur kaq shumë për këtë festival. Së pari u përfol për largimin e Djellza Kolgecit nga festivali por më pas edhe për numrin e vogël të konkurentëve këtë vit ndryshe nga vitet e kaluara.

Nuk munguan as të ftuar special në natën e mbrëmshme siç ishin fituesja e EuroSong 2013 Emmelie de Forest & Elhaida Dani fituesja e The Voice of Italy.

Konkurimi përfundoi dhe dalë nga dalë po vinte fundi i natës finale. Pasi juria përfundoi votimin e saj filloi edhe shpallja e rezultateve. Hersiana Matmuja u klasifikua në vënd të parë me 69 pikë. Kënga "Me Ty" interpretuar nga klodian Kacani u rendit e dyta me 45 pikë ndërsa vendin e 3-të me këngën "Grua" e merr për të disa-tën herë Sajmir Braho.

Por jo të gjithë ihin dakord me këtë lloj votimi. Shumë fansa u dëshpëruan kur në sallë nuk u thërrit emri i fituesit për Lind Islamin & Venera Lumanin apo Blerina Brakën ashtu siç fansat kishin parashikur, kështu këngët "Mikja Ime" dhe "Natë e Parë" mbeten jasht loje edhe pse u pëlqyen mjaft shumë nga publiku.

Gjithsesi Festivali i Rtsh-së mbetet një nga festivalet e vetme në Shqipëri ku këndohet live, pasi që këngëtarët çdo ditë e më shumë po i ikin këtij interpretimi.
(Teksteshqip.Com)

Hersiana Matmuja Shpallet Fituese E Festivalit Të 52-Të Në Rtsh