>
BIOSHQIP

Hersi Dhe Shqipëria Thonë: “No Comment”

27-03-2014
Duke vënë në praktikë ato çka thotë edhe teksti i këngës, Hersi dhe Shqiperia vendosin të largojnë nga mendja zemërimin e mundshëm nga komente negative. Tani Hersi Matmuja, mund të rrijë e qetë dhe të mos mendojë shumë për komentet që mund të ketë kënga e saj apo videoja që e shoqëron atë.

Kjo pasi delegacioni shqiptar i ka kërkuar Eurovisionit që në pjesën për Shqipërinë në sajtin zyrtar të këtij festivali evropian, të bllokojë komentet qofshin ato pozitive apo negative.

Këtë veprim, delegacioni shqiptar e ka arsyetuar me ruajtjen e këngëtares nga shpërqëndrimi i mundshëm. Sipas tyre, kjo është bërë pasi kanë parë se çfarë ka ndodhur me komentet ndaj këngëtares kosovare Rona Nishliu, që përfaqësoi Shqipërinë në Eurosong në vitin 2012.



Ata thanë se përkundër atyre komenteve, Rona dhe kënga e saj doli e pesta në radhë, por kanë vendosur që këtë presion që kishte ajo, të mos e bartë edhe Hersi Matmuja këtë vit.

Kohë më parë është lëshuar video e këngës “Zemërimi i një nate”, këngë e cila do të këndohet në gjuhën angleze. Por përveç kënga, në shumë raste edhe komentet për videon e saj janë mjaft negative nga njohës të muzikës dhe rrjete të ndryshme sociale. Komente për këngën nuk do të gjeni as në Youtube ngase ato janë të bllokuara me kërkesë të Eurovisionit. Ndryshe, mediat nëpër botë tashmë kanë nis me prezantimin e këngëve pjesëmarrëse në ‘Euroson’, mes të cilave sigurisht që është edhe kënga Shqiptare.


Hersi Dhe Shqipëria Thonë: “No Comment”