Hersi Matmuja ka zhgënjyer në garën e festivalit evropiane të këngës, duke dështuar të kualifikohet në mbrëmjen finale.
Këngëtarja nga Shqipëria përfaqësua me këngën “One Night’s Anger” në gjysmëfinalen e parë, por dështoi të përfshihet në mesin e 10 këngëve kualifikuese, edhe pse ishin vetëm që konkurruan.
Edhe pse kishte bërë një tatuazh të shqiponjës dykrerëshe në shpinë, Hersi nuk arriti “të fluturojë”, duke e lënë Shqipërinë prapa vendeve si Mali i Zi, Hungaria, Rusia, Armenia, Azerbajxhani, San Marino, Ukraina, Suedia, Holanda dhe Islanda, të cilat siguruan biletën për në finalen e të shtunës.
Të enjten zhvillohet edhe gjysmëfinalja e dytë nga ky do të zgjidhen pjesa tjetër e finalistëve, të cilët do t’u bashkohen top dhjetëshes së vitit të kaluar në finale.
Festivali i Eurovizionit këtë vit zhvillohet në Kopenhagë të Danimarkës, vend i cili fitoi në edicionin e vitit të kaluar.