>
BIOSHQIP

Hevzi Kumanova, Këngëtari Më I Kërkuar I Diasporës

04-06-2013
Zërin dhe praninë e tij e dëgjon dhe e shikon kudo, pasi ai është këngëtari më i kërkuar në mbrëmjet e Diasporës. Është fjala për këngëtarin simpatik dhe me zë të vecantë Hevzi Kumanova, i cili në rrëfimin e tij për ne tregon se po bashkëjeton me muzikën ka 12 vjet dhe ndjehet shumë mirë kur përkrahet nga shumë njerëz të cilët e duan muzikën që ai bën. Hevziu ka lindur në Kumanovë, por ka 6 vite që jeton në Genevë të Zvicrës, ndërsa deri më tani ka një album me këngë të bukura ndërsa është duke punuar tre këngë të reja që pritet të vijnë gjatë këtij viti për ty kthyer në hite të muzikës shqiptare, ku këto këngë janë të punuara nga muzikantët Xheni dhe Artan Kastrati. Këngëtari 28 vjecar jo vetëm në Diasporë është më i kërkuari, por ai gjatë pushimeve kthehet në vendlindje ku është i ftuar nëpër dasmat dhe gëzimet familjare. Hevziu tregon bashkëpunon me të gjithë muzikantët dhe përshtatet me ta, por gjithmonë e shoqëron tastieristi (sintashi) i tij Eroll Ganiu. Ne donim të dinim se me cilën prej artisteve femra do të donte të kishte një duet, por morën si përgjigje që artisti ka menduar, por ende nuk ka një emër. Mësojmë gjithashtu se Hevziu në shtator do të sjellë një super këngë së bashku me një video, ndërsa vazhdon të jetë shumë i angazhuar edhe këto ditë nëpër mbrëmjet e shumta muzikore.
(Maksim Gjokaj/teksteshqip.com)

Hevzi Kumanova, Këngëtari Më I Kërkuar I Diasporës