>
BIOSHQIP
Biografia
Kemi dëgjuar shpesh për motra që këndojnë së bashku, por shumë rrallë kemi dëgjuar për vëllezër këngëtarë. Andi Shqalshi dhe Roland Shqalshi janë dy këngëtarë dhe njëkohësisht producentë nga Mirdita. Studio-ja e tyre quhet "2 Brothaz Records" e cila ndodhet ne Tirane.

Më datë 31 Korrik 2014, Hit-Man And Rolla publikojnë videoklipin "I Meriton Krejt".

Në Nëntor 2014, Hit-Man And Rolla marrin pjesë në Kënga Magjike 2014 me këngën "Five Stars". Hit-Man dhe Rolla shpresojnë se pjesëmarrja në festivalin “Kënga Magjike” do të jetë një fillim i mbarë për karrierën e tyre.

Më datë 16 Janar 2015, Hit-Man And Rolla publikojnë videoklipin "E Bojna", nje kenge shume e suksesshme dhe qe rezultoi nje fryme e re ne Shqiperi.

Më datë 26 Qershor 2015, Hit-Man And Rolla publikojnë videoklipin "Hakuna Matata".

Më datë 13 Korrik 2016, Hit-Man And Rolla publikojnë videoklipin "Love". Muzika e këngës u punua nga Andi Shqalshi (Hit-Man), ndërsa teksti u shkrua nga Roland Shqalshi (Rolla).

Në Shtator 2016, Hit-Man And Rolla marrin pjesë në Kënga Magjike 2016 me këngën "Thyje Thyje", e cila u kompozua nga HIT-Man dhe u shkrua nga Rolla. Kjo kenga fundit ishte nje rryme "trap", e cila i mungonte diskografise Shqiptare..

Më datë 29 Qershor 2017, Era Rusi publikon videoklipin "Prej Meje", në bashkëpunim me Hit-Man And Rollën. Muzika e këngës u punua nga Andi Shqalshi (Hit-Man), ndërsa teksti u shkrua nga Roland Shqalshi (Rolla).

Më datë 10 Shkurt 2018, Revolt Klan publikojnë videoklipin "BMSHF", në bashkëpunim me Hit-Man And Rolla.

Më datë 11 Maj 2018, Fran Vorfi publikon videoklipin "Oj Moll E Kuqe (Remix)", në bashkëpunim me Hit-Man And Rollën. Muzika e këngës u punua nga Andi Shqalshi (Hit-Man), ndërsa teksti u shkrua nga Roland Shqalshi (Rolla).

Më datë 21 Dhjetor 2018, Hit-Man And Rolla publikojnë videoklipin "Albanian Blood". Muzika e këngës u punua nga Andi Shqalshi (Hit-Man), ndërsa teksti u shkrua nga Roland Shqalshi (Rolla).

Më datë 3 Korrik 2019, Hit-Man And Rolla publikojnë videoklipin "Cruisin'".

Në Shtator 2019, Rovena Dilo merr pjesë në Kënga Magjike 2019 me këngën "Cinderella", në bashkëpunim me Hit-Man & Rolla.

Më datë 1 Gusht 2020, Hit-Man & Rolla publikojnë videoklipin "Like This", në bashkëpunim me Miss Rose & Dj Stone. Teksti i këngës u përgatit nga Roland Shqalshi (Rolla), teksa për arranzhimin u kujdes Andi Shqalshi (Hit-Man).

Më datë 30 Prill 2021, Hit-Man And Rolla publikojnë videoklipin "Pocahontas".
DËRGOI: