>
BIOSHQIP

(1935-2007)

Biografia
Rapsodi Hysen Cërvadiku lindi në fshatin Poklek të Drenicës në vitin 1935. Ishte djali i katërt i Ramë Cërvadikut poashtu rapsod. Rama kishte 5 djemë e 9 vajza. Hyseni e trashëgoi emrin nga gjyshit. Hyseni i cili në vitet 1878 u detyra me dhunë të shperngulej nga Toplica pas vendimeve te Lidhjes së Prizrenit dhe dëbimeve me dhunë nga gjenocidi serb.
Shkollen fillore kreu ne Drenas (ish Gllogovc). Ishte kohë kur mundesitë e shkollimit për shkak të kushteve ishin të vështira dhe sikur shumë moshatarë duhet ti ndihmonte familjes në punë te bujqësisë për të siguruar kafshaten e gojës.

Meqenëse kanga ishte trashegimi në familje kishte kënduar Hyseni i ardhur nga Toplica këndonte Rama kryefamiljari pastaj kendonin vëllezerit Rexha, Halili, Jahiri edhe te Hyseni i ri që kishte trasheguar emrin e gjyshit lindi dëshira për kangën dhe filloi që në vegjeli te mishërohet me tingujt magjik te qiftelisë dhe sharkisë. Nderkohë vëllai i tij Halili veq kishte një përvojë të madhe si rapsod pasi kishte kënduar me baben Ramën për disa vjet pastaj nga viti 1928 e deri me 1945 me vëllaun Rexhen pastaj me Selman Balajn këndoi afër 8 vjet dhe me Tahir Drenicen për afo 10 vjet.
Meqenëse, Hyseni veq ishte pjekur si rapsod kishte mesuar shume kangë sepse ne oden e tyre gati qdo natë kendohej atëhere babai i tyre Rama si kryfamiljar merr vendim që Halili tani e tutje te këndoj në duet me vëllain e tij Hysenin.

Ishte viti 1960 kur dy vëllezrit Haili e Hyseni vazhdojne karieren e tyre si rapsodë si duet i pandarë për afro 30 vite. Halili e Hyseni u bën të njohur ne tërë Kosovën dhe ishin te mirëpritur kudo .
Krijimtaria e tyre ishte e larmishme dhe kishin nji repertoar të gjërë, dinin mbi 400 kangë. Këndonin kangë historike, arshikie, kangë me tema kurbeti dhe të dy rapsodet i karakterizonte zëri i tyre i fortë dhe me ambitus te lartë. Kishte raste kur nga nga fuqia kendimit të tyre ishin fikur edhe llambat per ndriqim.

Edhepse Hyseni u punësue si punëtor ne hekurudhë kangen nuk e la për asnjë moment. Ngase dasmat e atëherëshme mbaheshin të dieleve e nganjiherë edhe të enjtëve Hyseni s’ju nda kangës kurrë e cila e bëri të njohur dhe i mundësoi te njihet me njerëz në te gjitha vendet ku jetonin shqiptaret. Ishte knaqësi e vërtetë të këndoj në dasma atëherë pasi rapsodet gëzonin nji respekt të madh në popull dhe atyre u rezervohej pritje e veqantë.Të dy vëllzërit ishin njerëz të shoqërueshem dhe shumë te dashur me njerëz dhe nuk din kush në gjithë ato dasma për afro 30 vjet të ndahet dikush i i paknaqur apo ta hidherojnë dikend ose ta rëndojnë me fjalë.

Halili e Hyseni ne vitet e 60 kishin bërë edhe inqizimet e para ne Radio-Prishtinën e atëhershme.Ata kishin të inqizuara disa dhjetra kangë që pêr fat të mirë janë ruajtur në fonoteken e radios. Vlen te theksohet se Halili e Hyseni janë autorë të disa kangëve ndër:« lulëzoi fusha, lulëzoj mali » dhe « Jalla mor bylbyl » kangë te njohura por edhe të disa kangëve tjera.

Nji kohë me Halilin dhe Hysen ka qenë edhe Tahir Rrukiqi i cili ka shoqëruar me violinë kjo ka zgjatur disa vjet derisa Tahiri ka shkue në kurbet në Gjermani. Në vitet 1975 Halilit e Hysenit ju bashkangjitet edhe djali i Halilit, Shaqiri dhe vazhdojnë së bashkue deri ne fund të viteve të tetëdhjeta.
Pas vdekjes se vëllait Halilit edhe Hyseni e len këngën dhe nuk mirret aktivisht me këndim.

Hyseni ndrroi jetë me 26 dhjetor te 2007 pas nji semundje t’gjatë. Pas vetës ka lënë 3 djem e 5 vajza, shume nipa e mbesa. Dy djemt Ajeti dhe Ahmeti jane edhe instrumentistë te çiftelisë.
Hyseni la pas vetës shumë kangë të inqizuara ne dute me vellain Halilin dhe nji videoprogram të inqizuar nga Bahtir Sheholli -etnomuzikolog per institutin albanologjik.
KATEGORI: