A B C D E F G H I J K L M N O P Q R S T U V W X Y Z #
Hysni Alushi
  • Origin:
  • Rrogozhinë 
  • Age:
  • 55
  • Birthday:
  • 26 May 1963
  • Zodiac sign:
  • ♊ Binjaket
Choose star rating

Rating:  4.8 / Votes cast:  35

Hysni Alushi is a popular singer. Ka nisur të këndojë që në moshë të re. Në fillimet e tij, ka qenë pjesë e Grupit Polifornik të Çelo Mezanit, ku merrnin pjesë në aktivitete të ndryshme që organizonte Pallati I Kulturës. Më vonë nxjerr albumin e tij të parë me këngë çame, të titullar "Zemra e Çamërisë", dhe gjithashtu këndonte edhe nëpër gëzime familjare. Më pas bën bashkëpunim me Enkelejdën, mbesën e tij, bashkëpunim ky i cili ishte mjaft i susksesshëm dhe goditi fort çështjen çame dhe u pelqye edhe nga trevat e tjera. Sëbashku me Enkelejdën, kanë marrë pjesë në shumë evenimente dhe festivale, ku dhe në disa prej tyre janë kurorëzuar me çmim të parë, ku mund të kujtojmë: "Maratonën e këngës popullore", "100 këngët e shekullit", "Festivali i Sarandës", e të tjera. Pjesëmarrës kanë qenë edhe nëpër koncerte në Diasporë, si: Danimarkë, Kanada, Maqedoni, Kosovë, Mal Të Zi etj. Gjëja që i veçon nga këngëtarët e tjerë, është ajo se ato kanë kënduar apo janë paraqitur me këngë çame dhe përfaqësojë gjithmonë krahinën e tyre Çamerinë, duke mos lënë asnash edhe këngët e veriut, të Shqipërisë së mesme, etj.

Në Dhjetor 2009, Enkelejda Alushi & Hysni Alushi marrin pjesë në Zhurma Show 2009 me këngën "Lule Moj".

Më datë 13 Shtator 2013, Hysni Alushi publikon videoklipin "I Love Cameria".

Në Nëntor 2013, Enkelejda Alushi & Hysni Alushi marrin pjesë në Musical-Fest 2013 me këngën "Kolazh".

Në Prill 2014, Hysni Alushi merr pjesë në Celësi Muzikor 8 me këngën "Lozonjare".

Në Mars 2014, Enkelejda Alushi & Hysni Alushi marrin pjesë në Kenga Ime 2014 me këngën "Ma Ke Gishtin Per Unaze".

Në Mars 2014, Enkelejda Alushi & Hysni Alushi marrin pjesë në Kenga Ime 2014 me këngën "Ah Moj Zemer".

Më datë 20 Nëntor 2015, Enkelejda Alushi & Hysni Alushi publikojnë videoklipin "Toka Amë", në bashkëpunim me Edi Balili. Muzika e këngës u punua nga Edi Balili, teksti u shkrua nga Armand Trebicka, ndërsa për orkestrimin u kujdes Edi Balili. Videoklipi u prodhua nga Video Art.

Më datë 6 Shkurt 2016, Hysni Alushi publikon videoklipin "Ne Dasmen E Vajzes Time". Muzika e këngës u punua nga Sokol Marsi, teksti u shkrua nga Jorgo Papingji. Videoklipi u prodhua nga Video Art.

Më datë 12 Mars 2016, Hysni Alushi publikon videoklipin "Vajzes Came".

Më datë 31 Maj 2016, Enkelejda Arifi, Xeni & Hysni Alushi publikojnë videoklipin "Tradita Shqiptare". Me këtë këngë, Enkelejda Arifi, Xeni & Hysni Alushi marrin pjesë në Zhurma Show 2016 në vitin 2016.

Më datë 6 Korrik 2017, Hysni Alushi publikon videoklipin "Bejka Nga Konispoli".

Më datë 28 Nëntor 2017, Hysni Alushi publikon videoklipin "O Vella", në bashkëpunim me Dame Nick. Muzika e këngës u punua nga Gent Myftaraj, teksti u shkrua nga Jorgo Papingji, ndërsa për orkestrimin u kujdes Gent Myftaraj.

» Edit Bio »

» Song Lyrics »

Submissions by:  arsimdiber  

Enkelejda Arifi

(His niece)

Facebook

Profile

Add New

Official Profiles





Kjo faqe përdor cookies vetëm për reklama dhe statistika. Kjo faqe nuk mbledh, nuk përdor dhe nuk shpërndan të dhënat tuaja. Kompanitë e palëve të treta që përdorin cookies janë: Google, Taboola dhe MGID.
Më shumë info  
teksteshqip.com © 2007 - 2019