Më mbaj mend (për 1 muaj)

Hysni Klinaku: “S’dua Të Jem Në Skenë Me Zdravko Colic”

Nuk ka akoma asnjë votë

[15-04-2014]
Pjesëmarrja e këngëtarit serb Zdravko Colic në festivalin “Kënga ime” ka bërë që këngëtari i muzikës së mirëfilltë shqipe, Hysni Klinaku, të heqë dorë nga pjesëmarrja në këtë festival.

“Jam njëri ndër këngëtaret pjesëmarrës të Festivalit ‘Kënga ime’ në TV Klan. Pas prezantimit të këngëtarit serb Zdravko Colic si mysafir special në javën e kaluar, unë kam vendosur të mos jem pjesë e këtij festivali të këngës shqiptare”.

“Pse s’dua të jem në skenën e këngës shqiptare bashkë me Colicin i kam një mijë e nja arsye”, ka shkruar Klinaku në Facebook.

Prezantimi i Colicit para publikut të entuziazmuar shqiptar në Tiranë, ka nxitur reagime nga më të ndryshmet.
 (Telegrafi)



Komente 0