>
BIOSHQIP

Hysni Klinaku: “Nuk Ndjej Që Mund Të Festoj Me Serbët”

19-04-2014
Hoqi dorë nga festivali ‘Kënga ime’ për shkak të pjesëmarrjes së këngëtarit nga Bosnja e Hercegovina, Zdravko Çoliq, e ky gjest i tij u përcoll edhe nga shumë emra të njohur të skenës sonë. Bëhet fjalë për këngëtarin e njohur Hysni Klinakun i cilika treguar se si filloi e gjithë kjo.

"E gjitha ka të bëjë me ndjenjat e mia. Kur e kam parë atë natë duke kënduar, kam menduar dhe kam thënë që mos jam duke marrë ndonjë vendim të ngutshëm, nëse nuk marr pjesë. Por kam hyrë në internet dhe kam parë biografinë e tij dhe nuk më është dukur aspak biografi e mirë. Ne biografinë e tij thuhej se Zdravko kishte pasur videoklip dhe kishte bërë koncert kundër NATO-s në Serbi”, ka thënë Klinaku në fillim të bisedës, ndërsa ka shpalosur se ai nuk ka asgjë kundër Çoliqit por që ai nuk ndjen se duhet të festojë me serbët.

“Nuk kam asgjë kundër tij. Por unë si Hysni Klinaku nuk jam i gatshëm të jem në një festë me një serb. Edhe pse thonë arti nuk ka kufi, unë do të thosha janë serbët ata që na kanë vënë kufijtë. Ne kemi shumë artistë e sportistë që për shkak të tyre nuk mund të tregohen ndërkombëtarisht. Pastaj ne kemi shumë të zhdukur e shumë njerëz të masakruar e familje tona që ende janë me pasoja lufte, andaj nuk ndjej që mund të festoj me ta. Unë nuk jam kundër bashkëpunimeve shtetërore, mirëpo ne nuk kemi nevojë t'i ftojmë ata”, ka thënë këngëtari.
(Arbnora Xani)

Hysni Klinaku: “Nuk Ndjej Që Mund Të Festoj Me Serbët”