>
BIOSHQIP
Biografia
Babai i tij qysh ne fëmijërinë e hershme kishte luajtur në instrumente frymore (popullore), njëkohësisht i punonte ato. Pastaj ai u bë një zdrukthar që muzikën e kishte vetëm pasion, dëgjonte vazhdimisht rapsod dhe këngëtar popullor dhe posedonte shumë inçizime të tyre. Kjo sigurisht ndikoi që Hysniu qysh në moshën pesë vjeçare të filloi të luaj në çifteli, e më vonë edhe në kitare. Shkollën fillore e mbaroi në Kastriot kurse të mesmen e vazhdoi në drejtimin e elektroteknikës po ashtu në Kastriot. Gjatë shkollimit fillorë merr pjesë në të gjitha aktivitetet muzikore të shkollës, kurse gjatë shkollimit të mesëm dhe pas përfundimit ai merr pjesë në SHKA “Rruga e Lirisë” dhe SHKA “Gjaku i Arbërit”. Në të dy këto shoqëri angazhohet si këngëtar por edhe si instrumentalist në programet e tyre për festat e ndryshme por edhe në koncerte humanitare. Në vitin 1992 si shtatëmbëdhjetë vjeçar ai regjistrohet në Fakultetin e Arteve – Dega e Muzikës – Drejtimi i Këndimit. Për katër vjet me radhë do të ndjek mësimet për këndim tek profesoresha Mr. Juliana Anastasijeviç. Gjatë Studimeve u tregua i suksesshëm dhe mori pjesë në të gjitha koncertet e organizuara nga Fakulteti i Arteve – Dega e Muzikës. Me fillimin e studimeve ai filloi të punoi në shkollën e mesme dhe fillore të Kastriotit si professor i lëndës së muzikës për shtatë vjet me radhë. Ai diplomoi me koncertin solistik të mbajtur më 29.06.1996 dhe merr titullin “Solist i studios operistike”. Pas diplomës vazhdon prapë të punoj me profesoreshën dhe me kolegët e shoqatës së artistëve ku shfaq edhe një koncert solistik dhe shumë koncerte tjera në mbarë Kosovën. Si gjatë ashtu edhe pas studimeve nuk pushoj së kënduari këngën popullore dhe këngën e lehtë dhe në bashkëpunim me kompozitorin Valton Beqiri inçizon albumin e pare me titull “Luftëtarëve të lirisë”. Përveç kësaj Hysniu në studion e tij kompozon dhe orkestron për vete dhe shumë bashkëpunëtorë të tij. Vlen të veçohen bashkëpunimet me këngëtar, kompozitor e poet si: Dueti me Ilir Shaqirin, Albumi me Shkurte Fejzën “Dasma Jonë” (2005), potpuri të ndryshme me shumë këngëtar të estradës për projekte kryesisht festash, Naim Gjoshin (kompozimin e këngës “Sikur të isha” me tekst të Dritëro Agollit), me poetët Lumnije Klinakun (katër albumet e para) dhe Milaim Islamin (në albumin “Një këngë për ty”). Tani punon si artist i lirë dhe angazhohet në shumë koncerte dhe mbrëmje muzikore dhe jeton në Prishtinë me gruan e tij Bardhën dhe fëmijët Lumbardhën dhe Lironin.

Në vitin 1999, Hysni Klinaku publikon albumin "Luftëtarëve të Lirisë".

Në vitin 2000, Hysni Klinaku publikon albumin "Ku e kam djalin" dhe punësohet në ansamblin kombëtar të këngëve dhe valleve “SHOTA” ku merr pjesë si solist në shumë koncerte koncerte si në Kosovë ashtu edhe në Shqipëri dhe Maqedoni ku mirëpritet nga publiku.

Në vitin 2002, Hysni Klinaku publikon albumin "Rritë me tinguj".

Në vitin 2003 themelohet Opera e Kosovës dhe me rastin e 125 vjetorit të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit mbahet premiera e operës “Dasma Arbëreshe” ku Hysniu merr pjesë ndër tre solistët kryesorë me rolin e Kalorit (Bariton), më pas këndon edhe në dy repriza të kësaj shfaqje një në Prishtinë dhe një në Tiranë.

Në vitin 2004, Hysni Klinaku publikon albumin "Sikur të isha".

Në vitin 2006, Hysni Klinaku publikon albumin "Një këngë për ty" dhe në Nëntor të 2006-s Hysniu mbajti koncertin solistik me kë popullore të përpunuara. Mysafir të këtijë koncerti ishin edhe "Okteti +", koncerti ishte "live" dhe Salla e Pallatit të Rinisë ishte e stërmbushur. Koncerti transmetohej drejtëpërdrejt në RTV 21. Në Koncert kishte edhe komponime të vetë Hysniut, ndërsa orkestra e përbërë prej gjashtë instrumentistësh udhëhiqej nga Edon Ramadani.

Në Dhjetor 2008, Hysni Klinaku & Morena marrin pjesë në Zhurma Show 2008 me këngën "Të Pres".

Më datë 6 Maj 2009, Hysni Klinaku publikon videoklipin "Nje Keng Per Ty".

Në vitin 2009, Hysni Klinaku publikon albumin "Merre Kët Dhuratë".

Në Qershor 2010, Hysni Klinaku merr pjesë në Çelësi Muzikor 4 me këngën "Do Të Vij".

Në Qershor 2011, Hysni Klinaku merr pjesë në Top Fest 8 me këngën "Thuaj".

Në vitin 2011, Hysni Klinaku publikon albumin "Me Këngën E Shpirtit".

Në vitin 2012, Hysni Klinaku publikon albumin "Live 2012".

Më datë 27 Janar 2014, Hysni Klinaku & Arsim Llumnica publikojnë videoklipin "M'ka Marre Malli". Videoklipi u prodhua nga EMF Creative.

Më datë 28 Janar 2014, Hysni Klinaku publikon videoklipin "Fat", në bashkëpunim me Morena.

Më datë 10 Shkurt 2014, Hysni Klinaku & Hashim Shala publikojnë videoklipin "Zogun Ndrysh E Kena Pa". Teksti u shkrua nga Milaim Islami. Videoklipi u prodhua nga EMF Creative.

Në Mars 2014, Hysni Klinaku merr pjesë në Kenga Ime 2014 me këngën "Te Shitofte Zana Moj Xhevahire".

Në Mars 2014, Hysni Klinaku merr pjesë në Kenga Ime 2014 me këngën "Kenget E Atdheut Tim".

Më datë 4 Shtator 2014, Hysni Klinaku publikon videoklipin "Me Ty".

Në vitin 2014, Hysni Klinaku publikon albumin "Me Ty".

Në Prill 2015, Gold AG & Hysni Klinaku marrin pjesë në Celësi Muzikor 9 me këngën "Pushka E Lirisë".

Më datë 4 Janar 2016, Hysni Klinaku publikon videoklipin "Kush Eshte Fajtor". Teksti u shkrua nga Milaim Islami.

Më datë 16 Tetor 2016, Hysni Klinaku publikon videoklipin "Ndalo".

Më datë 10 Shkurt 2017, Hysni Klinaku publikon videoklipin "Ku Është Lumturia". Teksti u shkrua nga Milaim Islami. Me këtë këngë, Hysni Klinaku merr pjesë në Zhurma Show 2017 në vitin 2017.

Më datë 1 Mars 2017, Gold AG publikon videoklipin "Në Dukagjin", në bashkëpunim me Hysni Klinaku. Videoklipi u prodhua nga MProduction.

Në vitin 2018, Hysni Klinaku publikon albumin "Ku Është Lumturia".

Më datë 26 Maj 2019, Gold Ag publikon videoklipin "Lulkuqe E Pashtrikut", në bashkëpunim me Hysni Klinakun. Muzika dhe teksti i këngës janë punuar nga Gold AG. Videoklipi u prodhua nga kompania MProduction.

Më datë 27 Maj 2019, Hysni Klinaku & Lumi's Band publikojnë videoklipin "Për Shtatë Qefe". Teksti i këngës u shkrua nga Milaim Islami.

Më datë 5 Maj 2020, Gold AG publikon videoklipin "Jam Anamorava", në bashkëpunim me Hysni Klinakun. Muzika dhe teksti i këngës janë punuar nga Gold AG. Videoklipi u prodhua nga kompania MProduction.

Më datë 29 Janar 2022, Gold AG & Hysni Klinaku publikojnë videoklipin "Trimat E Gjakovës". Muzika dhe teksti i këngës janë punuar nga Gold AG. Videoklipi u prodhua nga kompania MProduction.

Më datë 21 Tetor 2023, Gold AG publikon videoklipin "O Jetë O Vdekje", në bashkëpunim me Hysni Klinakun. Muzika dhe teksti i këngës janë punuar nga vetë Gold AG, teksa për arranzhimin u kujdes Alban Furtuna. Videoklipi u prodhua nga kompania MProduction.