>
BIOSHQIP

Hysni Zeqiri: Shuaje Këtë Zjarr

13-06-2012
Kompozitori Ilir Tolaj ka përgatitur një këngë të re me këngëtarin Hysni Zeqiri.
Kënga titullohet "Shuaje këtë zjarr", me tekst të shkruar nga Big Basta, ndërsa kompozimi është realizuar nga vetë Ilir Tolaj.

Xhirimet e videoklipit të kësaj kënge kanë përfunduar dhe së shpejti do të lansohet në televizionet shqiptare. Për klipin e kësaj kënge është përkujdesur Max Production.

Hysni Zeqiri së fundmi u shpërblye në "Netët e klipit shqiptar" në Shqipëri me çmimin special për videoklipin e këngës "Pranë saj".
(Telegrafi)

Hysni Zeqiri: Shuaje Këtë Zjarr