>
BIOSHQIP

Hysni Zeqiri: “Nuk I Realizoj Dot Projektet Ashtu Siç Dëshiroj Unë“

09-01-2014
Këngëtari Hysni Zeqiri tani është në fazën e përgatitjes së projekteve të reja, të cilat do t’i shpalos gjatë këtij viti.

Por për hir të gjendjes së këngës e cila ndodhet sot në vendin tonë, ai druan se disa projekte do të mbeten vetëm një dëshirë për të, ngase siç thotë ai është vështirë për t’i realizuar.



“Kur sheh alamet këngëtarësh që kanë marrë një në rrugë dhe gjithë kohën kënga mbulohet nga zëri i tyre se kështu e do tregu e kupton që vërtetë është në gjendje të rëndë kënga sot në Kosovë.

Prandaj druaj se disa nga projektet e reja nuk do të mund t’i realizoj ashtu siç dëshiroj unë”, ka thënë ai.



Hysi edhe pse jeton jashtë vendit, ai aktualisht nuk e sheh të arsyeshme depërtimin në tregun e muzikës botërore.

“Për dallim prej Kosovës e Shqipërisë këtu në Zvicër funksionon ndryshe kënga.

Në fakt duhet të kesh një producent që do merrej me ty dhe është punë që bëhet nga shumë njerëz, prandaj tani për tani nuk kam bërë ndonjë plan për të depërtuar në tregun e muzikës këtu.



Unë kam pasur fatin të kem përkrahje nga disa mediume për faktin që kam punuar një rrymë gogja me vlera në Kosovë”, shton ai.

Hysi përveç këngës merret me aktrim dhe aktualisht është duke ndjekur audiocione për film.
(Zëri)

Hysni Zeqiri: “Nuk I Realizoj Dot Projektet Ashtu Siç Dëshiroj Unë“