>
BIOSHQIP

Hysni Zeqiri Akuzon Festivalin “Netët E Klipit Shqiptar”

01-06-2014
Festivali Netët e Klipit Shqiptar që po transmetohet në Radio Televizionin Shqiptarë (RTSH) akuzohet nga këngëtari Hysni Zeqiri se po është prekur nga sindroma e dallavereve.

Për pak kohë, ai me klipin "Fale" ishte afër për të rrëmbyer çmimin e publikut, por gjërat kanë ndryshuar shumë shpejt, madje brenda 24 orëve.

“Njerëz te dashur, të gjithë ju që keni votuar Videon time, “Fale” nga prezantimi në Netët e Klipit, dua të ju falënderoj nga zemra për votat qe i keni dhënë për çmimin e publikut dhe shpërndarjen që ia keni bërë linkut që të votojnë edhe miqtë tuaj. Tani ju kërkoj që nga ky moment mos të votoni më sepse nga dita e enjte aty siç duket nuk votohet më nga publiku po votohet edhe nga njerëz që menaxhojnë faqen zyrtare. Kjo tashme shihet qartë sepse Video me nr 23 e cila deri të enjten në mbrëmje s`kishte asnjë Votë (jo se Artisti dhe Video se meriton, po thjesht se ai se kishte vendos as në profilin e tij) por kjo është bërë me qellim nga njerëz të faqes vetëm që ky çmim mos të vjen te unë pasi ata më kishin informuar që jam më i votuari nga publiku dhe nga e enjtja mbrëma ata i vendosin Videos tjetër 1400 klikime brenda natës dhe aq sa votoni ju vendosen edhe në videon tjetër”, ka shkruar këngëtari në profilin e tij në Facebook.

Ai ka falënderuar fansat të cilët e kanë votuar deri më tani derisa ka kërkuar nga ta të ndalojnë së votuari duke thënë se : “E keni të kotë të bëni garë me ata që mbajnë faqen”.

Festivali, Netët e Klipit Shqiptar do të mbahet sonte në qytetin e Shkupit.
(Express)

Hysni Zeqiri Akuzon Festivalin “Netët E Klipit Shqiptar”