>
BIOSHQIP

Hysni Zeqiri Vjen Ndryshe Në ‘’top Fest 12’’

11-02-2015
Ka filluar suksesshëm edhe edicioni i 12-të I festivalit alternativ "Top Fest". Ky festival, që në start po prezanton këngë shumë të mira dhe që me të shpejtë kanë filluar të dëgjohen nga audienca e gjerë. Një ndër prurjet e mira të startit të këtij viti është edhe kënga "Unë e dua veç atë", e kënduar nga Hysni Zeqiri, këngëtar dhe aktor nga Kosova, I cili për të disatën herë prezantohet suksesshëm në këtë festë të muzikës shqiptare. Kjo këngë është punuar nga Florent Boshnjaku, ndërsa teksti është shkruar nga Rozana Radi. Ja se çfarë thotë këngëtari për Indeksonline në lidhje me pritshmërinë e tij nga ky festival. ‘’Si çdo konkurent, edhe unë pres për të korrur suksese. Megjithatë, ka rëndësi që kënga të pëlqehet dhe vlerësohet mirë. Mendoj që ajo e vlen’’. Kënga në fjalë është pop – rok. Zeqiri thotë se këtë herë bashkë me Florentin ka menduar të bëjë diçka ndryshe.
(Indeksonline)

Hysni Zeqiri Vjen Ndryshe Në ‘’top Fest 12’’