TEKSTESHQIP

Hysni Zeqiri & Gezona Maxhuni
Ne Mes Prishtines
Lyrics


Një lokal
Ti aty qëndron
më thanë
Ja, po vijë
Një qetësues
ma dhanë

Nëpër aeroplanë
e trena, autobusë
udhëtuam
Kahdo shkuam
prapë te njëri tjetri
ne mbaruam

Hej, thuase e ndjej
dritat e Prishtinës
veç për ne ndriçuan
Hej, përsëri e ndjej
Mu në mes t’Prishtinës
prapë u dashuruam ne

Ka shumë vjet
që nuk isha
këndejpari
Por, me vjet,
veç për ty
po më merr malli

Nëpër aeroplanë
e trena, autobusë
udhëtuam
Kahdo kërkuam
prapë në mes t’vendlindjes
u takuam

Na shikojnë bjondinat
rrug’t dhe vitrinat
por, njeriu ka veç një jetë
Ndizen fishekzjarre
thuaj : T’dua përjetë
Të dua përjetë