TEKSTESHQIP

Ilahi Nga Medreseja
Medreseja
Lyrics

Ku bëhet më i bukur
Agu i mëngjesit
Ku na freskon shpirtin
Uji i abdesit.

Ku mësohen më bukur
Tingujt e ezanit
Ku e ngjallin zemrën
Fjalët e Kur'anit.

Aty ku ndriçohet
Kombi edhe feja
Me zemër të hapur
Na pret medreseja.

Balli nga sexhadja
Jo mos le të ndahej
Zemra është e gjallë
Kur qeshet e qanë

Asgjë sikur dija
Jo nuk është e shenjtë
Na udhëzo o Zot
Në rrugën e drejtë.

Në rrugët e jetës
Fati na shpërndanë
Por ditët e bukura
Zemra brenda i mbanë

Sa her na mer malli
Për kohën e vjetër
Ndjenjat s'mund ti shkruaj
Lapsi në një letër.
E ashtu si kthehen
Zogjtë te foleja
Edhe zemrat tona
Vin te medreseja.

Balli nga sexhadja
Jo mos le të ndahej
Zemra është e gjallë
Kur qeshet e qanë

Asgjë sikur dija
Jo nuk është e shenjtë
Na udhëzo o Zot
Në rrugën e drejtë.