TEKSTESHQIP

Ilahi Shqip
Sikur Fundi S'egziston
Lyrics

Shikojmë ne gjendjen sot,
çka adhurohet përveç një Zot,
sa njerëz Zot e kanë dynjanë,
sa adhurojnë epshet e paranë.

Sa njerëz Zot e kanë dynjanë,
sa adhurojnë epshet e paranë.

Për ta është me rëndësi,
të jetojnë të lirë e pa kufi,
thonë të jetojmë si duam ne,
s'është më koha të merrem me fe.

Thonë të jetojmë si duam ne,
s'është më koha të merrem me fe.

Sikur do të jetojnë gjithmonë,
sikur fundi s'ekziston,
sikur veprat s'do të peshohen,
e padrejtësitë do të harrohen.

Harruan fe harruan Din,
harruan Atë që krijoi njerëzinë,
krejt çka patën anash lanë.
pas kësaj bote ata u dhanë.

Krejt çka patën anash lanë.
pas kësaj bote ata u dhanë.

Tash kjo botë i ka marrë përpara,
për punë të liga po bëjnë gara,
se zemrat tashmë janë bërë gurë,
mendojnë se s'do të vdesin kurrë.

Zemrat tashmë janë bërë gurë,
mendojnë se s'do të vdesin kurrë.

Sikur do të jetojnë gjithmonë,
sikur fundi s'ekziston,
sikur veprat s'do të peshohen,
e padrejtësitë do të harrohen.

Për këtë jetë kaq të shkurtë,
Ahiretin dojnë me humbë,
për këto kënaqësi kalimtare,
humbin kënaqësitë e pa fund.

Për këto kënaqësi kalimtare,
humbin kënaqësitë e pa fund.

Ndalu vëlla puno me mend,
kujto All-llahun në çdo moment,
i hutuar mos u endë,
se të len vdekja pa koment.

I hutuar mos u endë,
se të len vdekja pa koment.