>
BIOSHQIP
Biografia
Nga viti 1993 Ilir Baxhaku ishte klaviaturist i rock grupit “Hard” nga Prizreni pastaj vokalist i po ktij grupi deri në vitin 2005. Në 2002-tën shpërblehen me vendin e parë në edicionin e parë të festivalit “Rock për Rock” në Prishtine, pastaj në 2012-tën formojnë bendin e ri “Bluetones” ku Iliri merr pjesë si këngëtar dhe autor në edicionin e 11 të “Top Fest” në Shqipëri.

Në vitin 2013, Ilir Baxhaku merr pjesë në The Voice Of Albania 3 duke arritë deri në fazën e gjysmefinales.

Në Qershor 2019, Elizabeta Krasniqi & Ilir Baxhaku marrin pjesë në Zambaku I Prizrenit 2019 me këngën "Ura E Dashurisë" e autorit Veton Perolli, teksti Musa Bushrani dhe orkestrimi nga Edon Ramadanit.

Në Korrik 2021, Ilir Baxhaku merr pjesë në Zambaku I Prizrenit me këngën "Se Do Dashuronte Dashuria".