TEKSTESHQIP

Ilir Shaqiri
Invalidët E Uçk-Së
Lyrics

U nisa fushës, malit ta vras vdekjen
Barot dhe hekur më ranë në krahrorë
Dhe këmbë e dorë e patën s'fundi herë pikpjekjën
Atje mbi majat, atje mbi majat me dëborë,
Dhe z'brita të ec lirshëm atdheut flori
Me një këmb të haproj udhës i të gjatë
Andej kah u nisën stërgjyshërit e mij
Dhe rëndë çdo ditë e natë, dhe rëndë për ditë e rëndë për natë.

Ktheje kokën vëlla në strehën time qiell
Në trupin tim me copa këtu nis liria
N'mos qoftë atëdheu i ngrohët si diell
S'kan pse i duhën gjymtyrët e mija!

Njëra dorë më ngeli pendën ta shtrëngoj,
E t'iu thurë lavdi dëshmorëve, trimat që ranë.
N'tela t'kitarës kënga të jehoj
Për engjujt Arbërorë, shpirtin vigan.
Falma një buzqeshje se ta vrava vdekjën,
Ma përkund Lirinë shekujve në përjetësi
Kur prisnim rrufet përmbi supet tona
N'mos t'isha unë do t'ishe ti.

Ktheje kokën vëlla në strehen time qiell
Në trupin tim me copa këtu nis liria
N'mos qoftë atëdheu i ngrohët si diell
S'kan pse i duhën gjymtyrët e mija!

DËRGOI: