TEKSTESHQIP

Ilir Shaqiri
Dallendyshes
Lyrics

Dallëndyshe bukuroshe
Që mi thua mijëra fjalë
Dhe ma sjell ti flladin e verës
Dhe më vjen me valë.

A mos vjen ti nga Shqypnia?
Apo vjen prej Çamërie?
Me kto mijëra mijëra fjalë
Si gjuhë perëndije

Po të mundja t'fluturonja
Sikur t'kishnja krahë si ti
E ti binja rreth Shqypnisë
Herë n'jug herë n'veri

Ta shikjonja t'bukur Vlorën
Elbasanin e Tiranën
E të ngjitem prapë në Shkodër
Ta kaloj bujaren

Do të dal në maje t'Sharrit
Që ta shoh Arbninë
Do t'fluturonja nga Tetova
E t'zbritja në Prishtinë

Nuk më ndal as shiu as bora
Me pa Plavën me Gusi
Askund tjetër nuk do shkoja
Veç Ku i thonë Shqypni!
(2x)

(e gjitha 2 herë)

TI SHQYPNI MË EP NDERË
MË EP EMRIN SHQYPËTAR
ZEMRËN TI MA GATOVE
PLOT DËSHIRË E ME ZJARR

Nuk më ndal as shiu as bora
Me pa Plavën me Gusi
Askund tjetër nuk do shkonja
Veç Ku i thonë Shqypni!
(2x)

DËRGOI: