TEKSTESHQIP

Ilir Shaqiri
Balade Per Vehte
Lyrics

Marr një laps e marr një letër
Dy fjalë malli i shkruaj nënë lokes,
Dy fjalë zemre ia tham besës
BETIM! BETIM te guri i votrës.

Bregut të një lumi që si dija emër.
Në një hënë të zbehur lëngontë një zemër.
E shuhej, e tretej zjarri i durimit.
Nga pesha e rëndë e mallit të mërgimit.
Ndrydh e shtrydh kujtimi pikën e lotit.
Kristalet e dhëmbjes zënë e i pikojnë motit.

Marr një laps e marr një letër
Dy fjalë malli i shkruaj nën' lokes,
Dy fjalë zemre ia tham besës
Si betim te guri i votrës.
Si betim te guri i votrës.

Po u vrava n'luftë,
Po rashë pranë një çarri,
Shokë e miq të dashur të mos më qani,
Se plumbi është lule, n'ballin e çdo burri,
Kur murit të kështjellës ai i bëhet guri.
Nji pëllëmbë dhe pastaj atdheu na e falë,
Në kullën e këngës mbesim përherë gjallë.

Erdha këtu o fushë e gjërë,
Erdha këtu o mal.
M'fal o tokë për mungesën,
1000 herë më fal.
Yje e zogj me plagë qiellit të vendlindjes,
Vaj e gjallë mbi shpinën, dehut të luginës,
Zjarr e dashurie, uji i kthjelltë biluri.
Këngë o këngë lirie,
valë e palë flamuri.

Marr nji pushkë, marr gjak mbi vetull.
Mollë n'ër mollë në gji t'nanëlokes
Nji fyshek me pajë të besës,
Janë betim te guri i votrës,
Janë betim te guri i votrës.

Po u vrava n'luftë,
Po rashë pranë një çarri,
Shokë e miq të dashur të mos më qani,
Se plumbi është lule, n'ballin e çdo burri,
Kur murit të kshtjellës ai i bëhet guri.
Nji pëllëmbë dhe pastaj atdheu na e falë,
Në kullën e këngës mbesim përherë gjallë.

Se plumbi është lule, n'ballin e çdo burri,
Kur murit të kshtjellës ai i bëhet guri.

DËRGOI: