TEKSTESHQIP

Ilir Shaqiri
Per Ty Arberi
Lyrics

Petkat e të mirat tona,
Edhe princi dhe kurora,
Na kanë mbetë si peng në jetë
Atje detit përtej mbetnë. (2x)

(Refreni)
E po të flas me lot në sy,
O moj e mira Arbëri,
E thurrim këngë për ty e fjalë,
O Arbëri, të qofshim falë! (2x)

Dallëndyshe një nga një,
Kur të shkoni n'viset tona,
Thoni se arbëreshët rrojnë...
Arbërinë nuk e harrojnë. (2x)

(Refreni)
E po të flas me lot në sy,
O moj e mira Arbëri,
E thurrim këngë për ty e fjalë,
O Arbëri, të qofshim falë! (2x)

DËRGOI: