TEKSTESHQIP

Ilir Shaqiri
Veç Ai S'plaket Kurrë
Lyrics

Serish vjen marsi, serish vjen stina t'rënët dhe të gjallët behën tokë, vesë as shi s'duron lëndina burrëria jo nuk duron lot.

Midis kujtimesh e midis këngësh shfaqet kryetrimi fjalëpak n' degëm at degësh e syta pemësh mërzisë sonë i ve kapak.

Serish vjen stina e ne ndërrojmë moshë por vetëm ai s' plakët kurrë uji i bjeshkëve i rrjedh për botë* Ai lartësohet si flamur, o si flamur.

Refreni :2

Dhe njerëzia vijnë përkulen n'varrin tënd e rrinë
Nipi e mbesa merr uratën nisen fluturim
Zemra merr guxim, plisi i bardhë shkëlqim heeeeeheeeej
Me ty gjithmonë në ballë me ty o legjendar

Serish vjen marsi e vjen pranvera amanetin e tij e përtrin, lulet e barin i tund veç era si medaljona në pelerinë.

Midis kujtimesh e midis këngësh shfaqet kryetrimi fjalëpak n' degëm at degësh e syta pemësh mërzisë sonë i vë kapak.

Sërish vjen stina edhe ndërrojmë moshë por vetëm ai s' plakët kurrë uji i bjeshkëve i rrjedh për botë* Ai lartësohet si flamur, o si flamur.

Dhe njerëzia vijnë përkulen varrin tënd e rrinë
Nipi e mbesa merr uratën nisen fluturim
Zemra merr guxim, plisi bardhë shkelim heeeeeheeeej
Me ty gjithmonë në ballë me ty o legjendar

DËRGOI: