Më mbaj mend (për 1 muaj)

Ilir Shaqiri - Trëndafilat E Turkeshës Lyrics

Zgjidhni me sa yje do votoni

Mesatarja:  5 / Votuan:  8



Marmaraja bojë gjelbër,
bojë e callmes se Sulltani,
Ndritë nën gjunjët ë Stambollit,
Portës plakë të Vatanit,
Cipë e trupit tënd të bukur e lëmuar si tespihe,
Shkrep në varkën e përgjumur, feks me naze dashurie.
Ti më thua se për varkat s'bëj dot vjersha unë i ziu,
Sipas teje vargje thurrte veç Poet Orhan Veliu,
Të përgjigjem se Poetin e njoh mirë e ma ka ënda,
Ky për varkat bukur shkruan,
Unë këndoj ç'ka varka brënda.
Ti zë qeshë e thua prape ka Poet Arnautstani?
Të përgjigjem kish Poet që kur priste jatagani,
Dale dale them me vete t'i fshin djersët Hyzmetxhiu
Vetë Abdyli ish Armatë, ish Armatë edhe Samiu,
Dhe Armata tretë e madhe Gjeneral Poet Naimi,
Që lëshonte nga Stambolli Divisione vjershërimi,
Në Stambollin e jataganit ngrinte këngë e ligjërime
Kry Sulltani i poezisë Naim Beu i Tokës time.

Ndofta zonjë s'të kujtohet, Arkitekti Bash Sinan,
Në Stamboll i ngren Minaret,
Dy Xhami e tij me nam,
Tek turkesha rreh shuplakat gishti bardhë i nxjerri n'gji
Arnaut shejtan me brirë,qenke tepër shakaxhi,
Dhe të tri këto Armata nuk i preu dot jatagani,
I mekonte turku vetë, fshehur turqve nga Sulltani.
Dhe Armata tretë e madhe Gjeneral Poet Naimi,
Që lëshonte nga Stambolli Divisione vjershërimi,
Në Stambollin e jataganit ngrinte këngë e ligjërime
Kry Sulltan i poezisë Naim Beu i Tokës sime,ky Sulltan i poezisë Naim Beu i tokës sime.


Ky tekst u dërgua nga harami   jeta987





Ilir Shaqiri - Trëndafilat E Turkeshës
Linku i videos në YouTube:
Në TeksteShqip janë rreth 100.000 këngë me videoklip dhe afërsisht 40.000 këngë të tjera që nuk kanë një videoklip në Youtube. Stafi i TeksteShqip shton çdo ditë video të reja, por është e mirëpritur ndihma e kujtdo që arrin të gjejë një videoklip që mungon, apo një version më të mirë sesa klipi që mund të jetë aktualisht në TeksteShqip.

KUR PRANOHET NJË VIDEO E DËRGUAR:

Për verifikimin nga stafi mund të duhen pak minuta deri në disa orë, por garantojme që gjithsesi verifikimi do të kryhet brenda 24 orësh.

VIDEO E DËRGUAR NUK U PRANUA?

Një video e dërguar nuk do të pranohet nga stafi i TeksteShqip nëse:
1. Video e dërguar është fshirë ndërkohë nga YouTube ose është e padisponueshme.
2. Video nuk i përket këngës "Trëndafilat E Turkeshës".
3. Video është e këngës "Trëndafilat E Turkeshës", por nuk këndohet nga Ilir Shaqiri.
4. Video që kemi në TeksteShqip, është më cilësore se ajo e dërguar.
5. Video që kemi në TeksteShqip, është zyrtare, ndërsa ajo e dërguar, jo.


Më Shumë Këngë Nga Ilir Shaqiri:


Komente 1