TEKSTESHQIP

Ilir Shaqiri
Ballëndtrituri I Burrërisë
Lyrics

S'frynë tornado në bjeshkët tona
Por njaj trim që mban kët emër
Nga legjendat vjen jehona
Ndez pishtarët ne çdo zemër

Mu njaj trim që i prin ktij shtegu
E gris perden e robëris
Ibrahim Selman Mazreku
Ballëndrituri i burrëris

Prapa tij hej kta djemt e Arbrit
Lisi lartë hej i pret rrufe
Ai shqipton fjalët e t'parit
Për këtë vend jap,1000 jetë
Ai shqipton fjalt e Adem Jasharit
Për këtë vend jap,1000 jetë

Gurrë e jetës, Gurrë amshimi
rrjedh ndër breza pa pushim
Nga butrinti,tek shkëlqimi
Nga valdrini në adhurim

N'tana kthes hej skuqet dita
Ti le vendin, Maj - Qershorit
Gjaku i tij kuror me drita
Stolis trupin e dëshmorit

Flak kushtrimi, heu pushka e tij
Amanet nga Kumanova
Jet a vdekje s'kan kufi
Rapsodi janë në malet tona

DËRGOI: