TEKSTESHQIP

Ilir Shaqiri
Malli Ynë Rrafshon Dhe Malin
Lyrics

Oooo-ooo-ooo-oooo

Ne maje t’Bjeshkës ngrin kjo borë
se po lidhen lulet kunorë
U ngri zemra e gjithë Malësisë
shkoi haberi për ne Drenicë
Dhembja e thellë shpoi kupën e qiellit
pushoi zemra e Bacë Azemit.

Thërrasin nanat, hapnin derën
presin retë të ndalojnë pranverën.
Në greminë ku trupi të ra
mbinë lulëkuqet pa ja nda
I kanë dhanë pranverës emër
I kanë dhanë shqiponjës zemër.

Nëpër dallgë e në stuhi
na burrënoi trimënia e tij
E kllapoi plumbi tek gjiri
po kush lot s’na pa tek syri
Per Azemin lot s’na dalin
malli ynë rrafshon dhe malin.

Amanet ky trimi thotë
që t’i kthejmë lotët n’barot
Sa të ketë jetë e krenari
do kujtojmë trimërine e tij
Sa te ketë jetë sa e krenari
do kujtojme trimërinë e tij

Bacë Azemi, rron me shekuj o heeeej!

DËRGOI: